Maqedoni
Arrestohet aktore e njohur maqedonase lidhur me sekuestrim të drogës
19.12.2019 21:30
Një aktore e njohur maqedonase është arrestuar dhe nxjerrë para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Penale në Shkup...

Një aktore e njohur maqedonase është arrestuar dhe nxjerrë para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Penale në Shkup lidhur me sekuestrimin e një sasie të madhe të drogës.
Nga Gjykata Penale për MIA kanë deklaruar se për momentin në pyetje janë sjell dy persona para gjykatësit në procedurë paraprake.
Disa nga mediat kanë lajmëruar se bëhet fjalë për aktoren Silvija Stojanovska e cila për momentin është aktuale në rolin e serialit “familja Markovski”./mia
