Botë
Tre të vdekur në sulmin para selisë së SHFS në qendër të Moskës
19.12.2019 22:03
Tre persona janë vrarë në sulmin që ndodhi sot në qendër të Moskës...

Këmbim zjarri ka ndodhur para selisë së Shërbimit Federal për Siguri (SHFS), lajmëruan mediat ruse.
Në sulm janë vrarë nëpunës së SHFS-së, lajmëruan mediat perëndimore.
Sipas gazetës “Izvestija” sulmues kanë qenë tre persona të armatosur me armë automatike.
Pasi kanë hapur zjarr mbi godinën e SHFS-së, kanë ikur dhe janë barrikaduar në ndërtesën fqinje. Rajoni është rrethuar nga policia./mia
