Londër, Brexit - deputetët votojnë për marrëveshjen
Ligjvënësit britanikë do të votojnë të premten nëse do të mbështesin apo jo kryeministrin britanik, Boris Johnson...

Ligjvënësit britanikë do të votojnë të premten nëse do të mbështesin apo jo kryeministrin britanik, Boris Johnson, për ta larguar Britaninë nga Bashkimi Evropian më 31 janar të vitit të ardhshëm Projekt-ligji për largim, i ndalon qeverisë zgjatjen e periudhës transitore më gjatë se 11 muaj.
Johnson ka thënë se do t’iu japë fund “vonesave” dhe do të ofrojë “siguri”. Kundërshtarët thonë se ky projekt-ligj nënkupton një Britani me të ardhme të paqartë dhe arritje të marrëveshjes tregtare me BE-në, që mund të zgjasë disa vjet.
Projekt-ligji për largim, që është marrëveshje mes kryeministrit britanik dhe bllokut britanik, e arritur në muajin tetor, është prezantuar të enjten në fjalimin e Mbretëreshës Elizabeta II, teksa janë bërë të ditura prioritetet e qeverisë për vitin e ardhshëm.
Vendimi për largimin e Britanisë nga Blloku Evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja, kundrejt 48 për qind që kanë kundërshtuar atë në referendumin e mbajtur më 2016.
