Maqedoni

Katër komuna nënshkruajnë marrëveshje për certifikim

25.09.2014 17:47

Katër komuna të vendit, kanë nënshkruar marrëveshje për certifikim të komunave me mjedis të favorshëm afarist në Evropën Juglindore...

Katër komuna të vendit, kanë nënshkruar marrëveshje për certifikim të komunave me mjedis të favorshëm afarist në Evropën Juglindore, të cilat do të jenë të kyçura në procesin e certifikimit.
 
Sipas të pranishmëve, certifikatat paraqesin një vulë ndërkombëtare për çdo komunë e cila dëshiron t’i rrisë investimet dhe të përmirësojë gjendjen afariste, gjegjësisht një vërtetim se komuna ka administratë adekuate. 
 
“Komunat do të duhet të krijojnë kushte më të mira për biznes, për të krijuar komunikim më të madh me bashkësinë e biznesit në Maqedoni dhe më gjerë. Kjo është në funksion të zhvillimit ekonomik lokal, gjë që është e obligueshme për komunat në Maqedoni dhe që vit pas viti merr rëndësi më të madhe për arsye se komunat varen nga ky zhvillim lokal”- deklaroi kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski.
 
“Mundësia për certifikimin e  komunave me mjedis të favorshëm afarist në Evropën Juglindore është motiv plotësues edhe për qeverisjen lokale edhe për atë qendrore. Në këtë mënyrë krijohen mundësi dhe standarde në nivel rajonal, me çka edhe do tu krijohet siguri për investitorët potencial në komunat e Maqedonisë”- tha zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale, Lubço Petrov.
 
Kjo është konferenca e dytë të cilën e organizon Lidhja e Odave Ekonomike e Maqedonisë dhe Bashkësia e Njësisë së Vetëqeverisjes Lokale për Certifikimin e Komunave të Maqedonisë.
 
BESIM ABDULLAI