Maqedoni

18 vjetori i fshatit SOS për fëmijë, falënderohen donatorët dhe mbështetësit

20.12.2019 16:21

Gjatë këtij viti janë mbështetur rreth 460 fëmijë dhe arritëm të hyjmë në shtëpitë e 250 familjeve të kategorisë së ndjeshme...

Gjatë këtij viti janë mbështetur rreth 460 fëmijë dhe arritëm të hyjmë në shtëpitë e 250 familjeve të kategorisë së ndjeshme, theksuan drejtuesit e Fshatit SOS në ngjarjen “Një familje”, e realizuar nën mbështetjen e zonjës së parë të shtetit, ku gjithashtu u shënua 22 dhjetori - Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit.
 
Me këtë rast u ndan mirënjohje dhe falënderime për donatorët dhe mbështetësit e programit përgjatë 18 viteve të ekzistimit të fshatit. 
 
“Mund të themi se kompanitë tani më janë më të sensibilizuara më shumë se vitet e kaluara dhe përgjegjësia shoqërore është në nivel më të lartë. Vazhdimisht punojmë për ndërtimin e kapaciteteve në të gjitha fushat e OJQ-ve ku punohet me kategori të ndjeshme.”,- u shpreh drejtoresha e Fshatit të Fëmijëve “SOS”, Juliana Gapo.
 
“Jam falënderuese në emrin tim dhe të gjithë qytetarëve të vendit për ata të cilët vazhdimisht kujdesen për këta fëmijë dhe përkujdesen për preventivën shoqërore që është shumë e rëndësishme.”,- u shpreh Elizabeta Pendarovska - Zonja e parë e shtetit.
 
“Fëmijët janë të ndjeshëm, prandaj edhe meritojnë vëmendjen tonë të veçantë, në veçanti ata pa prind. Krahas solidarizimit, iniciativat e tilla kanë nevojë për mbështetje financiare me qëllim që të jetësohet dhe zhvillohet programi i kësaj organizate.”,-  shpreh dr. ambasadori i Austrisë në vend, Georg Woutsas.
 
Sot shënohet edhe 70 vjetori i themelimit të SOS fshatit të parë për fëmijë në Austri nga Herman Gmajner, ndërsa deri më tani në botë ekzistojnë më shumë se 550, ku përfshihet edhe ai në vendin tonë.
 
LEUNORA KALIQI