Kodi Zgjedhor, partitë e vogla insistojnë për një njësi zgjedhore
Nevoja për të ndryshuar modeli zgjedhor gjithnjë e më shumë ringjallet në kuvend....

Nevoja për të ndryshuar modeli zgjedhor gjithnjë e më shumë ringjallet në kuvend. Deputetët e partive të vogla këmbëngulin me çdo kusht të ndryshohet modeli aktual zgjedhor me 6 njësi zgjedhore dhe në zgjedhjet e 12 prillit të shkohet me një njësi zgjedhore dhe lista të hapura. Mollë sherri mes deputetëve është se a ka ose jo kohë për organizim të debatit publik.
“Sa i përket rregullores, si mund që të mos ketë bazë për rregullore, 100 ligje debatohen përmes debateve publike dhe çdoherë ka qenë rregull kur një ligj propozohet me procedurë të përshpejtuar dhe një grup parlamentar mendojnë se është i rëndësishëm debati çdoherë ka ndodhur që të ketë debat me qëllim që të ketë argumentim të ligjit. Këtë që e kërkon kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, mendoj që arsyeja është se ai nuk dëshiron kryqëzim të argumenteve.”,- u shpreh deputetja e PRD-së, Liljana Poopovska.
“Nëse dëshirojmë gjithçka mundet, unë mendoj se nuk ka dëshirë dhe vullnet në dy partitë politike më të mëdha, sepse nëse ka vullnet duhet anashkaluar amendamentet dhe të vazhdojmë bisedimet për rregullores zgjedhore.”,- u shpreh kryetari i PCER-së, Samka Ibrahimovski.
Edhe pse koha nuk premton shumë, kryeministri Zaev është i bindur që me patjetër duhet gjendet zgjidhje dhe të vendoset për një njësi zgjedhore.
“Nuk tërhiqemi nga propozimi për ndryshimin e kodit zgjedhor, ne jemi partner me të gjithë dhe është një punë që duhet bërë për të gjithë, propozimi është i partive më të vogla, por në korelacion të tërësishëm me premtimet zgjedhore tonat, nuk tërhiqemi nga ky propozim ligj, jam i vetëdijshëm që me një numër të madh të propozim amendamentet nga VMRO dhe BDI kjo gjë është mision i pamundshëm, por mendoj që do të gjejmë mënyrë me argumente që të bindemi për më të rëndësishmen.”,- u shpreh kryeministri, Zoran Zaev.
Edhe pse kryeparlamentari, Talat Xhaferi, ditë më parë hodhi poshtë mundësinë e hapjes së debatit publik për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, kryetari i Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes bashkësive, Aleksandër Kiracovski, paralajmëroi debat publik brenda javës së ardhshme, me qëllim që të tërhiqen afër 6 mijë amendamente të dorëzuara nga BDI dhe VMRO-DPMNE. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
