“Fronti i Gjelbër”, marsh protestues kundër ndotjes

20.12.2019 18:40

“Fronti i Gjelbër” organizoi protestën e radhës....

“Fronti i Gjelbër” organizoi protestën e radhës para Ministrisë së Ambientit kundër ndotjes.

Rreth 40 organizata joqeveritare organizuan marsh protestues para Ministrisë së Ambientit dhe Qeverisë duke kërkuar nga autoritet që të ndërmarrin hapa konkretë për uljen e ndotjes.

Organizatorët rikujtojnë Qeverinë se afati i parë për plotësimin e reth100 kërkesave të tyre skadon më 31 dhjetor.

“Kishim rreth 123 kërkesa drejtuar qeverisë, ku 7 prej tyre ishin urgjente dhe vetëm dy prej tyre u realizuan. Duam të themi se aktivitete të këtilla gjithmonë do të ketë dhe se gjithmonë do të jemi të pranishëm. Nga dy kërkesat e realizuara, njëra ishte për harmonizimin e Ligjit për Minierat, respektojmë hapin e bërë,  por është shumë me rëndësi që të mos ndalet këtu. Kërkojmë edhe më tej punë nga qeveria, ndërsa ne do të vazhdojmë me aktivitetet për të bërë presion.”,- tha Elena Georgievska nga OJQ “Smog Alarm”.

“Problemit  mjedisor duhet  t’i jepet përparësi më e madhe nga autoritet dhe mos të merren si punë dytësore dhe ju premtojmë autoriteteve se presioni ynë do të vazhdojë në çdo mënyrë të mundur përderisa tregohen edhe njëherë të shurdhur ndaj këtyre kërkesave të cilat kanë të bëjnë me të drejtën elementare të qytetarëve për të jetuar në një mjedis të pastër jetësor.”,- u shpreh Arianit Xhaferi nga “Eko Guerila”.

Pjesa  e marshit që përfundoi para  Qeverisë ishin edhe organizatat e nxënësve të shkollave të mesme, të cilat për shkak të ndotjes së lartë të ajrit në Shkup, Kumanovë, Tetovë dhe qytete tjera ftuan në bojkot të mësimit. (Gyltene Sinani, TVM2)