Asociacioni Ndërkombëtar, Bojan dhe Mile Jovanovski u morën në pyetje

20.12.2019 19:16

I dyshuari për zhvatjen në Asociacionin ndërkombëtar, Bojan Jovanovski....

I dyshuari për zhvatjen në Asociacionin ndërkombëtar, Bojan Jovanovski, për më shumë se 5 orë është marrë në pyetje në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, ku Jovanovski, i cili ishte dhe kryetar në këtë Asociacion, dyshohet për larje parash dhe mashtrim të dy biznesmenëve, Siljan Micevskin dhe Ardijan Amzoskin.

Me premtim për ndërtim të shtëpive për të moshuar ata kanë arritur të marrin rreth 1 milion euro.

Ndërkohë, para Bojan Jovanovskit ishte babai i tij, Mile Jovanovski. Ai në dalje tha se nuk ndjen faj, nuk deshi të prononcohet rreth marrjes së tij në pyetje, andaj paralajmëroi pres konferencë.

“Në një rast tjetër, javën tjetër të thërrasim një konferencë për shtyp dhe mund…”,- tha i dyshuari, Mile Jovanovski.

-           A iu përgjigjët pyetjeve të prokurores?

“Po.”

-           A ndjeni faj?

“Jo.”

A keni marrë aktvendim për përfundimin e hetimit?

“Epo, duket sikur ka mbaruar, po. Gëzuar ’49!”.

Në këtë rast të dyshuar janë edhe deputetja dhe nënkryetare e Kuvendit, Frosina Remenski, nënkryetarja e Asociacionit ndërkombëtar, Jasna Mandiq, dhe asistentja e Asociacionit, Hristina Bllazhevska. Prokurorja Ruskoska para disa ditëve tha se pret që në janar të ngrihet aktakuzë për rastin.

Ndërkohë për Bojan Jovanovskin ka pasur seancë edhe në gjykatën civile. Kësaj radhe është paditur nga Spitali privat “Sistina” për mospagesë të shërbimit operativ dhe qëndrimit në spital për zvogëlim të lukthit. (Florije Beluli Kamberi, TVM2)