Hulumtimi mbi punën e policisë, në vitin 2019 rritet për 7% besimi në punën e policisë
Për dallim prej vitit 2017, besimi në punën e policisë këtë vit është rritur për shtatë për qind....

Për dallim prej vitit 2017, besimi në punën e policisë këtë vit është rritur për shtatë për qind, pra nga 48% në 55%. Këto rezultate janë përfshirë nga hulumtimi i mendimit publik për punë demokratike të policisë për vitin 2019, të realizuar nga Agjencia Rejting për nevojat e OSBE-së.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se besueshmëria në polici është vendimtare në procesin e zhvillimit të shërbimit policor demokratik, e cila në qendër të veprimeve të saj vendos mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut.
“Policia detyrat e përditshme mund t’i kryejë maksimalisht suksesshëm vetëm nëse gëzon besueshmëri. Mungesa e legjitimitetit nënkupton mungesë të besueshmërisë, rezistencë dhe mospranim të policisë. Prej këtu, për ne është me rëndësi të posaçme t’i ndjekim qëndrimet e qytetarëve për punën e policisë. Ne dëshirojmë t’i dëgjojmë dhe t’u përgjigjemi njerëzve, të punojmë vazhdimisht në zhvillimin e kapaciteteve për identifikim në kohë të problemeve dhe gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta të problemeve lokal.”,- deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Sipas hulumtimit, 21% e qytetarëve vlerësojnë se duhet të ketë prezencë më të madhe të shërbimeve policore në terren dhe trajtim të barabartë të policisë ndaj të gjithë qytetarëve.
“Të gjithë e dimë se besueshmëria e qytetarëve në institucionet e shtetit nuk është në nivel të lartë dhe kjo nuk është pa arsye. Në Misionin e OSBE-së, në Shkup, ne mundohemi t’i mbështesim përpjekjet e Qeverisë, në drejtim të reformimit të institucioneve publike për të punuar në përmirësimin e shërbimeve më efikase për qytetarët.”,- tha Xhef Golldstajn nga OSBE - Shkup.
Pjesë e hulumtimit ishte edhe pyetja mbi korrupsionin në polici.
“Në vitin 2017, 52 për qind e qytetarëve janë të mendimit se ka korrupsion në polici, ndërkohë në vitin 2019, këtë mendim e ndajnë 48,4 për qind e të intervistuarve, që është rritje për gati katër për qind.”,- tha drejtori i Agjencisë “Rejting”, Nikolla Spasov.
Hulumtimi është realizuar nga 13 deri më 30 shtator, me 2.600 të intervistuar “ballë për ballë”, në shtëpinë e të intervistuarve, si dhe me 511 policë të zgjedhur rastësisht, i cili zhvillohet çdo dy vite. (Farije Dauti Bakiju, TVM2)
