Tiranë, “Mini-Shengeni” ballkanik - nis takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor

20.12.2019 18:58

Në Tiranë pritet të nisë punimet Samiti i tretë i “Mini-Shengenit” ballkanik.....

Në Tiranë pritet të nisë punimet Samiti i tretë i “Mini-Shengenit” ballkanik.  Në orën 17:00 kryeministri Rama ka mirëpritur liderët e ftuar, në një takim jozyrtar në Hotel “Rogner”, ku besohet se po diskutojnë rreth situatës aktuale në rajon dhe projektit të shengenit ballkanik.

Më pas, në orën 19:00 pritet të zhvillohet eventi i veçantë i bamirësisë “Ti nuk do të jesh kurrë vetëm”, dedikuar procesit të rindërtimit, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Takimet do të nisin sërish nesër gjatë paradites për të kulmuar në orën 13:15, me konferencën e përbashkët për shtyp.

Ky samit në fakt nuk ka nisur aspak qetë, pasi aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje me qendër në Tiranë kanë protestuar ashpër kundër pjesëmarrjes së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, duke e quajtur kriminel lufte.

Protestuesit janë shprehur mjaft të irrituar për shkak se ai ka mohuar pak ditë më parë Masakrën e Reçakut, duke e quajtur “trillim”.

Ata kanë paralajmëruar se nuk do të tolerojnë asgjë që është në kundërshtim me interesat e kombit shqiptar. (Luljeta Ndoka, TVM2)