Botë

Mali i Zi, trupa ushtarake në kufi për kapjen e migrantëve

21.12.2019 13:05

Mali i Zi do të vendosë trupa ushtarake në kufi, në përgjigje të migrantëve...

Mali i Zi do të vendosë trupa ushtarake në kufi, në përgjigje të migrantëve që kalojnë përmes këtij vendi, për të arritur në Bashkimin Evropian.
 
Afro 8,000 migrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut kanë kaluar tranzit Malin e Zi në vitin 2019 - gati dyfish më shumë se vitin paraprak, ka njoftuar më herët Organizata Ndërkombëtare për Migrim. "Ushtria do të angazhohet në mbrojtjen e kufijve të shtetit dhe do t'i ndihmojë agjencitë e sundimit të ligjit", ka bërë të ditur Këshilli për Mbrojtje dhe Siguri i Malit të Zi. Vendosja e ushtrisë në kufij pritet të nisë në fund të vitit. Që nga fillimi i këtij viti, policia malazeze ka arrestuar 51 kontrabandues të dyshuar të migrantëve.