Maqedoni

Xhaferi priti në takim kryeparlamentarin turk Shentop

21.12.2019 14:18

Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi priti në takim homologun e tij nga Turqia Mustafa Shentop....

Gjat takimit në Kuvend dy kryeparlamentarët diskutuan për marrëdhniet e mira fëqinjësore mes të dyja vendeve, komunikimin intensiv në nivelin bilateral dhe multilateral si dhe për kontributin e fuqishëm të Turqisë në anëtaërsimin e Maqedonisë së Veriut në strukturat euro-atlantike.
 
“Republika  e Turqisë është vend me të cilin marrëdhëniet zhvillohen në frymën e miqësisë historike tradcionale, mirëkuptimit të ndërsjellë, partneritetit dhe bashkëpunimit aktiv në fushën e shumta me interes të ndërsjell dhe në këtë kontekst takimi është një pasurim plotës i bashkëpunimit të rëndësishëm parlamentar në rolin e diplomacisë  parlamentare e cila për mua ka rëndësi të jashtëzakonshme. BLIC e shfrytëzova rastin të shpreh mirënjohje  ndaj Kuvendi të madh nacional të Republikës së Turqisë për ratifikimin e porotokollit për aderimin e republikës së maqedonisë së veriut në NATO ku veç më ndihemi si vend anëtar i barabartë i 30-të dhe ku bashk do i përkushtohemi promovimit dhe ndarjes së vlerave dhe përgjegjësive të përbashkëta, diçka që veç më e bëjmë në misionin e NATO-së në Afganistan në “Mbështetjen e vendosur”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të RVM-së. 
 
“Marëdhëniet mes Turiqisë dhe Maqeodnisë së Veriu po zhvillohen  dhe janë në nivelin e duhur. Duhet theksuar faktin se Republika e Tuqrqisë është shteti i parë i cili njohi Maqedoninë pas shpalljesë së pavërësisë. Kuptohet se marrëdhëniet  tona ekonomike dhe politike janë poashtu në nivelin e duhur, madje egziston potencial që këto marrëdhënie në të ardhmen të zhvillohen edhe ma shumë pasi që institucionet dhe përfaqësuesit e të dyja vendeve kanë vullnet të mirë për të bërë këtë.jam i mendimit se demokracin parlamentare poashtu do të përforcoj bashkëpunimin dhe marrëdhëniet mes të dyja vendeve”, tha Mustafa Shentop, kryetar i Kuvendit të Turqisë
 
Delagacioni i Turqisë në krye me kryeparlamentarin Shentop realizoi takim me grupin e deputetëve për bashkëpunim me Parlamentin e Turqisë. Njëheritë kryetarët e të dy Parlamentarëve Xhaferi dhe Shentop bashkërisht uruan festën e komunitetin turk ditën e mësimit turk.
 
REXHEP QAMILI