Botë
Australia vijon të jetë në alarm nga zjarret
21.12.2019 14:49
Situata me zjarret masive në Australi po përkëqesohet, ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje...

Situata me zjarret masive në Australi po përkëqesohet, ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje për evakuim të banorëve në shtetin e Uellsit të ri jugor. Edhe në qytetin e Sidneit janë tre vatra të rrezikshme, të ndikuara na temperature mbi 40 gradë celcius.
Disa rrugë kryesore jashtë Sidneit u mbyllën dhe autoritetet u kërkuan njerëzve që të shtyjnë udhëtimet e festave të Krishtlindjes, duke paralajmëruar për paparashikueshmërinë e zjarreve për shkak edhe të erërave që arrijnë deri në 70 km /orë. Ndërsa këto pamje nga ajri tregojnë zjarret që kanë përfshirë Luginës e Grose dhe flakët masive në Malin Gospers.
Afro 100 zjarre masive janë evidentuar deri të shtunën pasdite në zonën e Uellsit nga të cilat shtatë u klasifikuan në nivel emergjence. Ndërkohë, prej tre ditësh në Nju Sauth Uells të Australisë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, për shkak të frikës se vala rekorde e të nxehtit mund ta përkeqësojë krizën e zjarreve./Ora News
