Maqedoni

Tiranë përfundoi konferenca e ‘Mini-Shengenit’ Ballkanik

21.12.2019 17:23

Vendet e rajonit po synojnë të thyejnë çdo barrierë, duke krijuar një sërë lehtësish....

Vendet e rajonit po synojnë të thyejnë çdo barrierë, duke krijuar një sërë lehtësish. E tillë duket se është qasja e të paktën 4 prej tyre, e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Malit të Zi. Gjatë samitit 2-ditor mbajtur në Tiranë e ku Kosova refuzoi të merrte pjesë, u fol gjerësisht për marrëveshjet që do të nënshkruhen. Ato konsistojnë në shkëmbim të dhënash, lehtësim të tregtisë së mallrave, për të shkuar drejt një projekti final: Një treg unik, më i madh, që do të realizohet përmes përafrimit të rregulloreve mes Shqipërisë, Serbisë, e Maqedonisë së Veriut.
 
"Bashkëpunimin 24 orë në dogana me Serbinë tanimë po jep rezultate, presim të vendoset peshorja dhe të caktohen korsitë dhe gjithsesi do ta ndjejnë edhe më shum qytetarët edhe transportuesit në kufirin Tabanoc-Preshevë. E nënshkruam marrveshjen për vendkalimin kufitar Llojan-Miratoc, që është përfitim për qytetarët e Serbisë dhe Maqedonisës së Veriut, porn ë rastin konkret përfitojnë 95% shqiptarët nga Serbia dhe Maqedonia e veriut. Këtë e them si apel se të gjith nga rajoni duhet të përfshihen të gjith gjashtë vendet e ballkanit perëndimor. Besoj se në shkurt në takimin në Beograd drejtorit doganore të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do ta nënshkruajnë marrveshjen për vendkalimin kufitarë Qafthanë, për kondrollë kufitare me një ndalesë", tha Zaev.
 
"Do të mundohemi të formojmë një treg unik të punës që do të thot tërheqje e investitorëve nga jasht, që do të thot se kur serbët apo maqedonasit dëshirojnë të punojnë në Shqipëri të jetë e mundur vetëm të evidentohen dhe të mund të marrij leje për punë në Shqipëri, apo shtetasit e Shqipërisë dhe Maqedonsië së Veriut në Serbi, që mendoj se është e një rëndësie të madhe për tregun e punës. Pashtu tregtia duhet të zhvillohet sa më shpejtë të jetë e mundur, që është në interes të përbashkët. Po përpiqemi të afrojmë shum segmente tjera që të krijojmë një treg sa më unik  prej 11 apo 12  miljon banorësh që do të ishte shum më tërheqës se sa vendet tona që janë të vogla dhe me numër të vogël banorësh", tha Viçiq.
 
"Mali I Zi është tejet I përkushtuar në bashkëpunimin rjonal. Ne jemi anëtare të 27 iniciative rajonale, aktualisht kryesojmë gjashtë nisma të tilla, që do të thot se besojmë se nismat rajonale janë mundësi e mirë të rivendosim dhe avancojmë mirbesimin mes vendeve të rajonit", tha Gjukanoviq.
 
Gjatë konferencës përmbyllëse të samitit të minishengenit, nuk u la pa komentuar edhe refuzimi i Kosovës për të marrë pjesë. Kryeministri Rama tha se: "Kjo nismë nuk është përjashtuese, nuk është imponuese, nuk i imponohet askujt dhe nuk imponohet prej askujt. Refuzimi i përsëritur i autoriteteve të Kosovës për të marrë pjesë në këtë tryezë është i pakuptueshëm dhe i dëmshëm për vetë Kosovën”.
 
Në fund, kryeministri Rama kishte këtë mesazh për të gjithë skeptikët.
 
"Kjo është nisme për të ardhmen jo për të shkuarën. Është për të parë nga e ardhmja jo për t’u mbytur në oxhakun e të shkuarës", tha Rama.
 
Ky samit nuk është pritur mirë nga qendra e vetëvendosjes në Tiranë dhe shoqëria civile. Ata kanë kontestuar ardhjen e presidentit Vuçic duke e cilësuar kriminel lufte.
 
LULJETA NDOKA