Maqedoni
Mickovski: Zaev kryeministër edhe 13 dit
21.12.2019 17:54
Edhe 13 ditë Zaev është Kryeministër dhe asnjëherë më.....

Edhe 13 ditë Zaev është Kryeministër dhe asnjëherë më. Ky është një hap drejt qëllimit ndërsa fitorja vjen pas tre muaj e gjysmë tha lideri I VMRO-DPMNE-së Hristijan Miskovski në tubimin e sotëm partiak "Ripërtrirja po vjen", ku u shpreh i sigurt në fitoren e partisë së tij. Mickovski tha se I di përgjigjet e problemeve të qytetarëve dhe se çdo ditë e kaluar në Qeveri është më shumë para për Zavein ndërsa për popullin kjo paraqet varfëri më të madhe.
"Nëse diçka pamë në këtë periudhë është se nuk e kanë vështirë të gënjejnë ,sepse realitetin nuk e ndryshojnë por japin fantazi të paguar me të hollat e juaja. Gjithkush edi se pse reklamohen dhe hedhin të holla në etër me qindra mijëra euro për spote me përmbajtje të rrejshme. Të holla kanë ,pa marrë parasysh nëse janë të zhvatura, kriminale apo të rrejshme. Ato nuk janë parat e tyre jane tuajat të fituara në kurriz të qytetarëve. Hedhin para në spote sepse nuk u shkon për dore puna,për shkak se i ka kapur panikika nga humbja çka ndoshta një dit do ta shohim Zaevin me çantën e shumpërfolur "Luis Viton" se si ndan para. Mos harroni ata para me siguri do të falsifikohen sepse nuk do ti harxhojë të hollat nga grumbulli që e ka bërë për këto vite", tha Hristijan Mickovski, Kryetarë i VMRO-DPMNE-së.
Mickovski tha se me Zaev, vendi është ngatërruar në krim dhe korrupsion ndërsa datë për negociata nuk ka.Kërkoi të hiqen duart nga Gjyqësori dhe jo të kërkohet veting. Ai theksoi se nuk guxon që në burgje të mbahen patriotët vetëm se e duan Maqedoninë ndërsa në liri dhe të pasur të jenë kriminelët. Ai para të pranishmive tha se kur ai të kryesojë Qeverinë atëherë gjithçka do të jetë ndryshe duke paralamëruar edhe investime kapitale. Sipas tij investimet nuk do të mungojnë edhe në arsim, mshendetësi,bujqësi, gasifikim etj. Mickovski pensionistëve u premtoi kthimin e modelit e vjetër të rritjes së pensioneve dy herë ne vit ndërsa biznesmenëve u premtoi kthimin e tatimit të barabartë dhe uljen e sajë çdo vit.
FLORIJE BELULI KAMBERI
