Botë
Haradinaj: Kosova nuk ka nevojë për Mini-Shengen
21.12.2019 18:08
Konferenca e Tiranës u bojkotua nga Kosova. ...

Në sqarimin e mospjesmarrjes në këtë konference presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka theksuar se Serbia ka kryer gjenocid kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe sot jo vetëm që mohon krimet e kryera, por vazhdon të mos e pranojë ekzistencën e shtetit të Kosovës.
Ndërsa kundër Minishengenit është prononcuar sot edhe kryeminsitri në dorëheqje Ramush Haradinaj.
"Ne kemi marrëdhënie kontraktuale me BE. Secili vend ka kontratë me BE. Kosova e ka MSA dhe duhet të fokusohemi tek MSA. Nuk kemi nevojë për minishengen me kryeqytet Serbinë, ose lider Serbinë. E gjithë kjo bëhet për të hequr taksën. Është një by pass për të hequr taksën. Minishengeni një sukses ka nëse kishte mundur të heqe taksën. Prandaj ka nervozizëm këto kohët e fundit", tha Haradinaj.
