Maqedoni

Çair, protesta në bulevardit “Hristijan Todorovski”

21.12.2019 18:43

Banorët e Çairit, të cilët jetojnë në afërsi të bulevardit “Hristijan Todorovski Karposh”...

Banorët e Çairit, të cilët jetojnë në afërsi të bulevardit “Hristijan Todorovski Karposh” kanë protestuar në vendin ku dit më pare një veturë goditi tri vajza të moshës së mitur të cilat vazhdojnë trajtimin mjeksor për shkak të lëndimeve të marra.
 
Banorët kërkojnë që urgjentisht të vendosen semaforë në këtë rrugë më qëllim të krijohet suguri më e madhe për qytetarët e sidomos për fëmijët derisa e kalojnë rrugën, qoftë për të shkuar në shkollë apo për të kaluar te parku i Çairit. Protestës iu bashkangjit edhe kreu i Çairit, Visar Ganiui cili e mbështet kërkesën për vendosjen e semaforëve, por vendimi duhet të merret nga Qyteti i Shkupit.