Maqedoni

Thaçi në kongresin e RDSh-së Mos mbraktisni vendin, po vjen koha për barazi të vërtetë në shtet

21.12.2019 18:55

PDSH ka mbajtur Kongresin e RDSH-së ku kryetar u zgjodh Visar Palloshi....

PDSH ka mbajtur Kongresin e RDSH-së ku kryetar u zgjodh Visar Palloshi. Duke iu drejtuar të rinjëve të kësaj partie, kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, u  apeloi të rinjve  që të mos e braktisin vendin. Përkujtoi se përballja me vështirësitë do t’I bëjë më të fortë, ashtu siç e ka bërë PDSH-në këto 27 vite, ballafaqimi dhe dalja fitimtare ndaj sulmeve nga të gjitha anët. Thaçi tha se PDSH ia doli të mbijetojë në skenën politike, e tani është koha të hapet dialogu i vërtetë mes etnive për të cilin vetëm PSH ka platfcormë të qartë se si arrihet te barazia e vërtetë institucionale dha ndarja e drejtë e pushtetit.
 
“Kemi para nesh zgjedhjet e  ardhëshme të mundshme parlamentare, të cilat do të jenë një mundësi e vërtetë që të ndryshojmë situatën. Bashkarisht të përcjellim një mesazh tek të gjithë shqiptarët, që është e palejueshme, është e pafalshme që vetëm te shqiptarët e RMV-së, të mos ndodhë ndryshimi I vërtetë I pushtetit. E di që kemi shum ë vështirësi, por sot më shumë se kurrë, situatat janë të qarta. Ndryshimi I vërtetë te shqiptarët është kur ndryshon pushteti. Pushteti është BDI e cila  18 vjet, pa turp, për të 18 mijtën herë thotë se e bënë ligjin për gjuhën. Duhet të përcjellim edhe mesazhon se nuk janë  ndryshimi ata që tradhëtuan familjen tonë në 2016, e brenda natës u bënë me konaqet e Ali Ahmetit. Nuk janë ndryshimi as ata që me 5 deputetë nën shkruan që BDI prapë të jetë në pushtet. Nuk janë ndryshimi ata që herë financohen nga Erdogani e herë nga Davutogllu. Herë nga firtat e herë nga zekati, e që të gjitha mjetet i përdorin për qëllime të veta politike. Ndryshimi I vërtetë është PDSH, që ka ditur të rezitojnë 27 vite, e ballafaquar me sulme të fuqishme. Ndryshimi do të vijë me angazhimin e rinisë shqiptare, e udhëhequr nga rinia e PDSH-së. Kemi një fazë të rëndësishme ku do të hapim dialogun e vërtetë mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Nuk mund të tolerojmë,  që shteti të jetë I të tjerëve, ndërsa ne shqiptarët, kur t’ju duhemi të jemi aty, e kur nuk ju duhemi,  të mos na llogaisin. Forcat e tjera politike nuk kanë program e platformë të qartë politike. Pika e shtylla kryesore e platformës së PDSH-së, është vendimarrja me konsensus të plotë, kjo është pika që realizon interest e shqiptarëve. Pika e dytë, ndarja e drejtë e proporcionale e pushtetit, këtë pikë vetëm PDSH mund ta realizojë", tha Thaçi.