Botë

Hong Kong, policia sulmon protestuesit

21.12.2019 19:18

Policia në Hong Kong ndërhyri në disa qendra tregtare, duke ndjekur dhe arrestuar disa protestues anti-qeveritarë...

Qindra demonstrues bllokuan qendrat për të tërhequr vëmendje në një periudhë kur të gjithë qytetarët dalin për të bërë pazaret e Krishtlindjeve. Në njërën nga qendrat tregtare në afërsi të kufirit me Kinën, protestues të veshur me të zeza shënuan pesë-mujorin e sulmit të armatosur në një stacion treni ku një grup qëlloi kalimtarët dhe protestuesit me shufra. Policia është kritikuar se nuk u përgjigj në kohë thirrjeve për ndihmë dhe nuk arrestoi autorët e sulmit. Më vonë policia kreu disa arrestime dhe tha se sulmuesit kanë lidhje me grupe kriminale.
 
Operaconi i policisë për të shpërndarë protestuesit nga qendrat tregtare nuk kaloi pa dëme materiale, ndërsa dyqanet u mbyllën. Protestat në Hong Kong kanë hyrë në muajin e shtatë. Demonstruesit kërkojnë hetim të pavarur mbi përdorimin e tepruar të forcës policore. Kërkesë tjetër e protestës është lirimi i të gjithë të arrestuarve dhe demokraci e plotë.