Botë
Fondacioni Gjerman për Popullsinë Globale: Këtë vit u shtuan 83 milionë njerëz
22.12.2019 13:23
Popullsia e botës vazhdon të rritet. Gjatë 2019-tës, ajo u shtua me 83 milionë njerëz, që do të thotë se çdo sekondë lindin 2,6 njerëz....

Fondacioni Gjerman për Popullsinë Globale në Hanover, ka përllogaritur se në vitin 2023 popullsia e botës do të shkojë në 8 miliardë. Rritjen më të madhe e ka Afrika. Brenda tre dekadash, mendohet se popullsia atje do të dyfishohet. Gratë në Afrikë lindin mesatarisht 4,4 fëmijë, më shumë se mesatarja botërore me 2,4 fëmijë për grua. Një prej shkaqeve kryesore të kësaj rritjeje galopante të popullsisë në vendet jugore të Saharasë, është shtatëzania e padëshiruar tek gratë, sepse ato nuk janë në gjendje të mbrohen.
“Nëse gratë atje do të mund të vendosnin me vullnet të lirë nëse e duan një fëmijë, popullsia në Afrikë në jugun e Saharasë deri në fund të këtij shekulli do të ishte 30 përqind më pak."- tha drejtorja ekzekutive e fondacionit Renate Bahr.
