Maqedoni

Edhe Kumanova në mesin e "Qyteteve të gjelbërta"

22.12.2019 13:57

Pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim me Bankën Evropiane për zhvillim EBRD...

Pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim me Bankën Evropiane për zhvillim EBRD edhe Kumanova pas Shkupit do të bëhet pjesë e “Qyteteve të gjelbërta“. Marrëveshjen e nënshkruan kreu i Kumanovës, Maksim Dimitrievski dhe Suzan Goranson, drejtoreshë për infrastrukturë për Evropë, pranë Bankës Evropiane për zhvillim.
 
 “Ky është njëri ndër proektet më serioze, në të cilin komuna po punon, pas negociatave të gjata me EBRD-në. Edhe deri më tash nga ana e tyre kemi fituar grant për skanimin e objekteve publike se në çfar gjendje janë. Më pas do të përgatitet studimi për efikasitet energjetik dhe proekt dokumentacioni i kompletuar për realizimin e të njejtit brenda dy viteve të ardhshme.“-  deklaroi mes tjerash kreu i Kumanovës Maksim Dimitrievski. 
 
 “Proektin për “Qytete të gjelbërta , EBRD e ka zhvilluar në vititn 2016, kurse për qëllim ka për të ndihmuar qytetet që ti identifikojnë, verifikojnë prioritetet dhe të adresojnë sfidat, me të cilat do të përballen në sferën e ambientit jetësor dhe ndryshimet klimatike. Ndër elementet kyçe të programit, e nevojshme është që qytetet të kenë mbi 100 mijë banorë, të kenë dëshirë të implementojnë planin për “aksion të gjelbërt” dhe ti identifikojnë investimet. Kumanova e ka gjetur efikasitetin energjetik tek shkollat.“- tha ndër të tjera Suzan Goranson, drejtoreshë për infrastrukturë për Evropë.
 
Qëllimi i këtij memorandumi është të zhvillohet bashkëpunimi midis dy palëve në drejtim të identifikimit të prioriteteve dhe sfidat në zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me ambientin jetësor përmes investimeve të përmbajtshme në infrastrukturë.
 
FATLUM AQIFI