Maqedoni
Kthimi i TVSH-së, qytetarët: Shteti të rrisë përqindjen
22.12.2019 14:33
Gati të gjithë qytetarëve që kanë bërë skanimin e llogarive fiskale për kthimin e TVSH-së....

Gati të gjithë qytetarëve që kanë bërë skanimin e llogarive fiskale për kthimin e TVSH-së u janë transferuar të hollat në llogaritë e transaksionit për tremujorin e parë, përkatësisht për muajt korrik, gusht dhe shtator pagesa është kryer me sukses. Qytetarët e anektuar nga TVM2 theksojnë se vazhdojnë të skanojnë llogaritë fiskale por kërkuan që shteti të rris përqindjen e kthimit të tatimit ndaj qytetarëve.
"Po e zhfrytëzoj dhe jam deri diku I kënaqur edhe pse e dijmë se zhfrytëzohet pak për marketing. Më janë paguar para pak ditësh një shumë prej 800 denarësh, por duhet të vazhdoje dhe të rritet pse jo"...
"Po e zhfrytëzoj, më kthyen 1800 denarë. Mirë është kjo masë sidmos për të rinjtë. Por prap e them mire është aq sa kthejn aq është e mirëseradhur."-thanë qytetarët e anektuar nga TVM2.
Kthimi i TVSH-së, pensionistët kanë pak njohuri për aplikacionin
E derisa një pjesë e qytetarëve shprehen të kënaqur nga kjo masë, klasa e pensionistëve të cilët përpos ankohen se nuk kanë njohuri rreth aplikacionit ata thonë se edhe të ardhurat që pranojnë janë shumë të vogla.
"Nuk e kam të qartë nuk e di"...
"Nuk i skanoj llogaritë fiskale. Nuk kam telefon që mund ti skanoj dhe pos kësaj ne pensionistët edhe të ardhurat i kemi shumë të ulëta"...
"Unë nuk e zhfrytëzoj. E zhfrytëzon vajza ime. I kthyen 1300 denarë nga tatimi dhe është mirë kjo për të rinjtë."- thanë qytetarët për TVM2.
Nga 15 dhejtori ka filluar edhe loja shpërblyese “TVSH-ja ime – Shpërblimi im”. Me çdo skenim të llogarisë fiskale përmes aplikacionit TVSH-ja ime, çdo qytetar mund të del fitues potencial i njërës nga 4000 shpërblimet. Tërheqja e shpërblimeve ditore bëhet në mënyrë elektronike dhe me përzgjedhje të rastësishme.
ZEKIRJA MEXHITI
