Maqedoni

Mjetet piroteknike, qytetarët: Gjoba më të mëdha për përdoruesit

22.12.2019 14:58

Në prag të ndërrimit të motmoteve, në cdo cep të kryeqendrës ka shitës të mjeteve piroteknike...

Në prag të ndërrimit të motmoteve, në cdo cep të kryeqendrës ka shitës të mjeteve piroteknike, përdorimi i të cilëve pa autorizim është i ndaluar me ligj. Të rinjtë si zakonisht përdorin pajisjë të paautorizuara piroteknike, si fishekzjaret, raketat e zjarrit, dhe pajisje të tjera, I ndezin në çdo periudhë të ditës, kudo, duke mos u kujdesur fare për prishjen e rendit dhe qetësisë publike aq më tepër në periudhën kur rrëmuja e përditshmërisë qytetare për ti kryer obligimet e ditës është e madhe. Qytetarët ankohen nga zhurma e madhe gjatë këtyre ditëve. Madje ata shprehen të shqetësuar edhe  nga lëndimet eventuale që mund t’ju shkaktohen atyre apo familjarëve të tyre. Ata thonë se jo që vetëm duhet të ndalet ky hov, por duhet te aplikohen gjoba më të rrepta për personat të cilët i përdorin mjetet piroteknike.
 
"Po, duhet te ketë dënime për ata persona që prishin qetësinë"...
 
"Po po, shum pengojnë. Jo që përdorin vetëm mjete piroteknike  por edhe armë. Met vertët kjo na pengon shum. Mendoj së për këta persona duhet të ketë denim, jo vetëm me para por edhe denim me burg. Sepse ka shumë fëmije që janë të lënduar shkaku I këtyre mjeteve"....
 
"Po me pengojnë."- thanë qytetarët për TVM2.
 
MPB  informon qytetarët se përdorimi i paautorizuar i pajisjeve piroteknike është i ndëshkueshëm në përputhje me Ligjin për thyerjen e rendit dhe qetësisë publike, Ligjit për mbrojtjen nga shpërthimet  dhe Kodin Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
 
"Ligji për prishjen e rendit dhe qetësisë publike neni.31 parasheh që  personi i cili hap zjarr me armë në mënyrë jo të autorizuar, përdor pajisje piroteknike , mjete shpërthyese  ose lëndë djegëse, prish rendin  dhe sigurinë e qytetarëve, dhe  dënohet me gjobë prej 200 deri në 500 euro. Në ligjin për mbrojtjen nga mjetet shpërthyese  neni 69 paragrafi 1  thuhet që "personi I cili blen mjet shpërthyes  për përdorim pa autorizim, do të gjobitet prej 200 deri në 400 euro."- thonë nga MPB
 
Sipas të dhënave statisikore, gjatë 11 muajve të fundit janë sekuestruar rreth 5,mijë raketa dhe 2,mijë fishekzjarre.
 
SEDAT SELIMI