Maqedoni
Shoshitja e gjyqësorit, Selmani: Nevojitet verifikim i tërë sistemit
22.12.2019 15:37
I tërë gjyqësori duke përfshi verifikimin e çdo indivdi pa asnjë lloj dallimi...

I tërë gjyqësori duke përfshi verifikimin e çdo indivdi pa asnjë lloj dallimi, detyrimisht duhet t’i nënshtrohet një rëntgeni i cili do të nxjerrë në sipërfaqe të gjithë ata që me vite të tëra i kanë shkaktuar dëm sistemit, vlerëson eksperti juridik Bashkim Selmani.
"Vetë sistemi do një ndërhyrje të thukët por jo në përcaktimin e spastrimeve individuale për arsye se grupet e gjykatësve duke filluar nga institucioni Këshilli Gjyqësorë, poashtu Gjykata Supreme dhe krytarët e gjykatave ishin një hirearki kriminale e Gruevskit të cilët kanë lënë shumë pasoja sot. Prandaj nëse plotësohet standardi evropian apo edhe në kapitullin 34 që ka të bëjë pikërisht me sistemin gjyqësorë dhe të sigurisë detyrimisht duhet të ndërhyhet për të plotësuar standardin evropian. Është i vetmi proces me të cilin me vetingun nënkupton që bëhet spastrimi individual dhe i sistemit, në këtë rast nëse bëhet individual i thuhet ndryshe spastrim por nuk e njeh gjuha juridike si të tillë pra duhet bërë një kontroll apo verifikim total i sistemit dhe individëve keqbërës të ashtuquajtur gjyqtarë", tha Bashkim Selmani për TVM2.
Për të ngushtuar hapsirën e keqpërdorimit midis partive politike Selmani thotë se ndoshta do të ishte mirë që procesin ta kontrollonte një trup i veçantë jashtëgjyqësor përkatësisht ndërkombëtarë. Praktika të tilla sipas tij ka pasur edhe në vende tjera.
"Nëse mbështetemi në bazamentin e reformave Maqedonia deri më tani është treguar e paaftë në reforma për arsye se reformat më tepër i ka keqpërdorur mes hakmarrjeve mes partive politike dhe do të ishte mirë që një trup i veçantë ndërkombëtarë i përbërë nga njerëz me përvojë europiane që kanë kontribuar në shumë shtete pra edhe Maqedonia do të ishte më e lehtë dhe do të ndërpritej hapsira e keqpërdorimit që ndodh mes partive politike. Prandaj është mirë që të jetë edhe një trup jashtëgjyqësor që që do të kontrollonte gjyqësorin me verifikime personale dhe me atë që ka të bëjë me çështjet e sistemit", tha Bashkim Selmani.
Ajo që ka shumë rëndësi është se në verifikim duhet të vihen jo individ të caktuar por por të gjitha lëndët gjyqësore të verifikohen dhe atëherë do të dalë vetë keqbërësi në sipërfaqe nënvizon Selmani.
NAIM RAMADANI
