Maqedoni

T’i integrojmë fëmijët me nevoja të posaçme, mungesë logopedësh dhe defektologësh në shkolla

22.12.2019 16:02

Çdo ditë e re e kaluar në shkollë, për fëmijët me aftësi të kufizuara paraqet sfidë më vete...

Çdo ditë e re e kaluar në shkollë, për fëmijët me aftësi të kufizuara paraqet sfidë më vete. Kështu shprehet për TVM2 Florinta Mjaku, vajza e së cilës është me aftësi të kufizuara, e cila ka nevojë për tu trajtuar nga logoped në shkollë. Ajo ndan brengën e njejtë me shumë prinde të tjera të cilat ballafaqohen me probleme të tilla. Ashtu si vajza e saj janë edhe shumë fëmijë të tjerë me aftësi të kufizuara që kanë nevojë për trajtim dhe përkujdes të veçantë, për tu integruar dhe për t’ju përshtaur procesit arsimor. Thotë se nëpër shkolla përveç defektologëve mungojnë kuadro të mjaftueshme të logopedëve të cilët do tju ndihmonin këtyre fëmijëve për tu kyçur në mësim njëlloj si bashkëmoshatarët e tjerë. 
 
"Shkolla jonë ka defektologen dhe pedagogën e vet ajo ku meson, por vajza ime ka nevojë për logoped. Defektologia vetë personalishtë cka munde të bëjë, me një numër shumë të madh të fëmijëve nuk janë vetëm 1 apo 2 fëmijë që janë ndryshe, ka shumë e më shumë. Çdo shkollë duhet të ketë  defektologen dhe logopeden."- u shpreh për TVM2 Florinta Shpaka- Mjaku.
 
Alla: Punojmë në sigurimin e kuadrove
 
Për momentin në shkollat fillore në komunën e Çairit  janë të punësuar 4 defektologë dhe 2 logopedë. Të vetëdijshëm për mungesën e këtij kuadri, nga komuna  thonë se në bashkëpunim me MASH-in po punojnë për të siguruar kuadrin. Së fundmi në bashkëpunim me UNDP-në, janë siguruar 7 asistetë personal të cilët do të punojnë me fëmijët me nevoja të veçanta.
 
“Çdo vit apo cdo gjysëm vjetor të vitit shkollor, angazhohen defektolog dhe logoped të rinjë.  E kemi parasysh faktin se cdo shkollë duhet të posedojë me këto kuadro dhe në këtë drejtim po punojmë me ministrinë e Arsimit që po sigurojmë kuadro adekuat që do ta mbulojmë hapsiren aktuale por një gjë do të kemi parasysh se në situata aktuale për të mbushur atë zbraztirë të krijuar kemi angazhuar asistetët personal ne bashkëpunim me organistën nderkombëtare UNDP. Fillimishtë janë të angazhuar 7 asistetë personal ku kryetari I komunës së Çairit ka nenshkruajtur kontratë per realizimin e punëve."- tha Kushtrim Alla, zëdhënës i komunës së Çairit.
 
Prindërit pranojnë se me pranimin e 7 asistentëve ka një avancim dhe rezultat tek fëmijët me nevoja të veçanta, megjithatë problemi qëndron se  jo të gjithë fëmijët mund të kenë asistentin personal. 
 
"Tash mund të themi se është pak më ndryshe me ardhjen e asistenteve personal të fëmijëve, është më ndryshe, por ka një problem se këtu nuk posedojnë të gjithë fëmijët asistentë personal. Edhe pse fëmijët që kanë asistentë personal kanë përparim,  përparimi i këtyre fëmijëve vërehet mënjëherë. Pershembull vajza ime ka një ndryshim shumë të madh që vërehet prej asistencës së saj dhe mësueses."- tha Florinta Shpaka- Mjaku.
 
MASH: Kemi ofruar zgjidhje ligjore 
 
Nga Ministria e Arsimit thonë se kanë ofruar zgjidhje ligjore të cilat determinojnë në mënyrë të dukshme avancimin e inkluzivitetit në shkolla, dhe se kjo zgjidhje ligjore do të fillojë të implementohet nga viti shkollor 2021/2022.
 
“Deri në fillimin e zbatimit të plotë të këtij Ligji, në pjesën e inluzivitetit, MASH ka punuar dhe vazhdon të punojë edhe në planin e forcimit të kapacitete të shkollave me kuadro përkatëse për punë me nxënësit me nevoja të posaçme, duke siguruar pëlqimet për financimin e vendeve të reja të punës në bazë të kërkesave dhe urgjencave të cilat i vijnë nga komunat, respektivisht shkollat. Duke e vlerësuar si shumë të rëndësishëm angazhimin e kuadrit të specializuar për punë me fëmijët me nevoja të veçanta, në Ligjin për arsim fillor është ofruar zgjidhje edhe për ta.”- theksuan nga MASH.
 
Në vendin tone  gjysma e shkollave nuk mundësojnë kushte dhe kuadër  të mirfilltë për përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara.  Ndërsa hapja e klasave senzorike, angazhimi I asistetntëve personal, ëhstë tregues inkurajues se gjëra megjithatë kanë filluar të lëvizin për së mbari.
 
REJHANE BUSHI METAJ