Maqedoni
Xhaferi: Qeveria teknike mund të zgjidhet më 3 janar
22.12.2019 16:32
Qeveria teknike mund të zgjidhet më 3 janar paralajmëron kryeparlamentari Talat Xhaferi...

Qeveria teknike mund të zgjidhet më 3 janar paralajmëron kryeparlamentari Talat Xhaferi, sipas të cilit qeveria kalimtare do të mund të funksionojë prej 4 janarit të vitit 2020. Nëse gjithçka shkon sipas asaj që është dakorduar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 12 prill, Parlamenti do të shpërndahet më 12 shkurt, ndërsa Qeveria teknike mund të zgjidhet në të njëjtën ditë kur të konstatohet edhe dorëheqja e kryeministrit aktual thekson për agjencinë MIA kryeparlamentari Xhaferi.
"Më së voni më 3 janar duhet të zgjidhet qeveria teknike, dhe të nis punën më 4 janar. 12 shkurti është data kur duhet të vet shpërbëhet kuvendi që të mundem me vendim adekuat të shpall zgjedhjet më 12 prill, që institucionet tjera të mund ti kryejnë aktivitetet e tyre sipas asaj që parasheh kodi zgjedhor."- tha kryeparlamentari Talat Xhaferi.
LSDM dhe VMRO: Për partnerin shqiptar vendosim pas zgjehdjeve
Derisa kraeparlamentari flet për qeverinë teknike dhe shpalljen e zgjedhjeve, partit e bllokut maqedonas LSDM dhe VMRO-DPMNE hezitojnë të prononcohen se me cilën parti politike shqiptare do të kualicionojnë pas zgjedhjeve.
"Ne jemi të koncentruar në atë që më 12 prill të mbahen zgjehdje demokratike, në të cilat jam I binur se do të fitojë LSDM. Sa I përket kualicionit do të vendoset pas zgjedhjeve.”- tha Goran Sugareski nga LSDM.
"Ne presim që në këto zgjedhje të kemi mundësi që edhe vetëm të formojmë qeverinë e re, për çka na duhet besimi I qytetarëve, por ne duam që të kemi edhe partner shqiptar dhe parti tjera në koalicion. Prandaj të presim çfarë do të ndodhë më 12 prill e posaçërisht në bllokun shqiptar, të shohim kush sa deputet do t’i sigurojë", tha Vllado Misajllovski nga VMRO-DPMN.
BDI: Kualicion me partinë që respekton tri marrveshjet
Por nga BDI thonë se për kualicion me këtë parti mund të llogarisin vetëm partite që respektojnë marrveshjen e ohrit dhe Marrëveshjen e Prespës dhe atë të fqinjësisë së mirë.
"Do të mbetemi garantuesit e rrugës euro atlantike të Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve tanë dhe en do të jemi këtu edhe në mandatin e ardhëshëm për të mos lejuar çfardo ndryshimi të kësaj ecurie të vendit tone pasi qytetarët janë përcaktuar për atë", tha Artan Grubi nga BDI.
Sa u përket kualicioneve me LSDM-në apo VMRO-DPMNE-në e kanë lënë mundësinë të hapur pas zgejdhjeve edhe partit tjera shqiptare. Ndërsa Aleanca për Shqiptarët, ka bërë të ditur se po bisedon me Alternativën dhe Besën për mundësinë e kualicionit parazgjedhor.
FLORIJE BELULI KAMBERI
