Maqedoni
Libri i sociologjisë diskriminon rolin e gruas, Jashari: Librat t’i nënshtrohen debatit para botimit
22.12.2019 17:04
Libri I sociologjisë i vitit të dytë të arsimit të mesëm i botuar në vitin 2002....

Libri I sociologjisë i vitit të dytë të arsimit të mesëm i botuar në vitin 2002 që nënçmon dhe diskriminon rolin e gruas shkaktoi reagime të shumta në opinion. Në libër sqarohet se arsyet për pjesmarrjen e grave në kriminalitet sqarohen me pozitën shoqërore të gruas.
"Nëse gruaja është e mbyllur në shtëpi dhe nuk ka rol shoqëror,ajo nuk ka mundësi të kryejë vepra penale. Gruaja në këtë mënyrë është e mbrojtur nga komunikimet, përgjegjësitë, anagazhimet, konfliktet dhe është e orientuar të kujdeset për familjen, dhe me këtë më pak është e ekspozuar ndaj ndikimit të faktorëve objektiv kriminogjen”.- sqarohet në libër.
Libri gjithashtu përmaban edhe elemente të tjera diskriminuese që nuk përkojnë me ralitetin e postmodernes, atë të barazisë gjinore, vlerëson sociologu Hasan Jashari. Sipas tij arsimtarët do të duhej të parët të reagonin për përmbajtjen në libër.
"Unë habitem se si ky libër ka qëndruar kritikave të opinionit publik nga viti 2002 ku është botuar dhe ka qenë në përdorim. Fatkeqëisht arsimtarët janë ata që për her të parë është dashur të reagojnë sepse janë ballafaquar me një përmbajtje diskriminuese e cila favorizon meshkujt në krahasim me shoqërinë e sotme postmoderne."- tha Hasan Jashari, sociolog.
Për t’iu shmangur situatave të tilla, Jashari rekomadon që librat ti nënshtrohen një debati publik para botimit të tyre.
"Të ketë komision i cili do të referojë për përdorimin e librave në shkolla në një debat të hapur, publik e pastaj ata duhet që vazhdimisht të jenë në syrin kritik të arsimtarëve,prindërve dhe pastaj të opinionit më të gjërë publik."- tha Jashari.
MASH: Nuk ka pasur vërejtje deri më tani për librin, në vitin 2020/21 ribotohet libri i sociologjisë
TVM 2 kërkoi sqarim nga MASH- pse ky libër ende nuk është tërhequr nga procesi mësimor. Përmes një komunikate nga MASH sqarojnë se qysh para dy vitesh sherbimet pedagogjike kanë realizuar anketë me shkollat fillore dhe të mesme nga ku nuk kanë marrë vërejtje për korigjime për këtë libër shkollor.
”Tekstet shkollore për të cila nuk janë marrë komente, i janë nënshtruar procesit te korrigjimit dhe ribotimit në vitin 2018. Por në këtë proces nuk ka qenë i përfshire teksti shkollori Sociologjisë, që së fundmi është bërë objekt i medieve, pasi për të njëjtin nuk ishin dhënë vërejtje për përmbajtje të kontestuara apo sugjerime dhe propozime për korrigjimin e tij. Me kërkesë të MASH-it, para pak kohësh, janë dorëzuar vërejtje në Byronë për Zhvillimin e Arsimit, për të rishikuar përmbajtjen e teksteve shkollore me qëllim të modernizimit të njëjtave, sidomos të teksteve që përdoren në arsimin gjimnaz , të aprovuara në periudhën “2001–2006”."- theksuan nga MASH.
Nga MASH informuan se në planifikimet e Shërbimit Pedagogjik, për rishqyrtim të teksteve shkollore është edhe libri I Sociologjisë, që do të thotë se deri në fillim të vitit shkollor 2020/2021 do të ndryshohet përmbajtja e këtij teksti shkollor, do të ribotohet dhe I njejti më pas do të shpërndahet në shkolla, thuhet në komunikatën e MASH it.
FLUTURA LATIFI
