Maqedoni

Solidarizimi me refugjatët, krijojmë botën e fëmijëve, ajo është për të gjithë

22.12.2019 17:35

Ai është njëri nga ata fëmijë që u ulën në bankat shkollore....

Ai është njëri nga ata fëmijë që u ulën në bankat shkollore. E ka të rëndësishme të mësojë në vendin I cili hapi dyert për familjen e tij. Edhe pse gjithçka është ndryshe nga vendlindja e tij, këtu thotë se ndjehet mirë. Takimi ynë tregoi se dora e cila e mban fortë i jep shpresë për një të ardhme më të mirë. 
 
Gazetarja: ”A ka ndonjë fëmijë që ulet afër teje?
Fëmia refugjat: “Ana…Mateji dhe Darjani”
Gazetarja: ”Ata me ty flasin maqedonisht? Ti a i kupton? A do të vazhdosh të mësosh këtu?”
Fëmia refugjat: Po
Gazetarja:”E ke mirë apo? A shkojmë tani në orë?”
 
Përqafimi me mësuesen është i rregullt. Së paku për një çast I harron tmerret ku mbetën motrat dhe vëllezërit e tij. Ajo është udhërrëfyesja e tij. 
 
“Ditët e para ishte nën mbikqyrje, normalisht,detektonim se deri ku është me zhvillimin konjuktiv,social me adaptimin dhe gjithçka. Asnjëherë nuk tregon se nuk është i lumtur në shkollë, çdoherë komunikon, punon, i kryen detyrat e shtëpisë. Nuk është i lumtur vetëm kur fëmijët janë të zhurmshëm nuk e do jorehatinë”.- tha mësuesja e tij.
 
Kur erdhi nuk dinte asnjë fjalë në gjuhën maqedonase por është duke përparuar. 
 
Është i adhuruar nga shokët dhe shoqet, gjë e cila në veçanti e bën të lumtur. 
 
“Nëse i duhet ndihmë ne jemi këtu për ta ndihmuar. Nuk kërkon asgje të veçantë”....
 
“Shoqërohemi, luajmë e ndihmojmë në mësime”.- thanë shokët e klasës.
 
Jo rastësisht thonë se në ditë të vështira dallohet njerëzorja ndërsa fati I tyre është I rëndë. 
 
“Ata janë fëmijë të moshës prej 6 deri në 12ose 15 vjeç dhe vetëm përkujdesi ndaj tyre është një gjest human”.- tha një sociolog.
 
Shkolla e cila I ka pranuar përballet me probleme pasiqë akoma nuk është sjellur ligji në parlament me të cilin në mënyrë profesionale do të bëhet organizimi për pranimin e fëmijëve të azilkërkuesve. Por drejtori thotë nuk tërhiqem nga ky mision bëmirës. 
 
“Kemi bashkpunim maksimal deri sa edhe prindërit marrin pjesë në ngjarje të ndryshme si rasti I fundit ku shënuam ditën e shkollës."- tha drejtori i shkollës.
 
Ministri I këtij resori është shpresëdhënës 
 
“Ne si Ministri e Arsimit dhe Shkencës iu dalim në ndihmë të gjithë fëmijëve të cilët kanë nevojë për proces arsimor”.- tha Arbër Ademi, ministër i arsimit.
 
Ndërsa në kufirin jugor shtohet numri I atyre që mbrijnë në vend. 
 
“Kemi edhe minoren deri edhe minoren pa shoqërim adekuat që don të thotë kemi kategori të ndryshme të cilët duan të hyjnë në vend. Deri atëherë, mësueset me aftësitë dhe mundësitë e tyre si dhe ndihmën nga UNHCR do ti edukojnë, shembull konkret me tabela Smart. Ata një ditë do të bëhen shtetas dhe do të mund të kontribuojnë për vendin tonë, ta përforcojnë ekonominë theksojnë sociologët."- thonë nga MPB.
 
“Vetëm tani në Maqedoni ka mungesë të 10.000 apo më shumë të cilët janë të nevojshëm për ekonominë e vendit”.- tha sociologu.
 
“Të gjithë kishim frikë nga ajo most ë krijohet ndonjë tension apo aversion. Por megjithatë  një fëmijë nga Maqedonia apo Algjeria është krejtësisht njësoj”.- tha mësuesja.
 
Po, një fëmijë nga Maqedonia apo Algjeria,Pakistani apo Sirija janë plotësisht të njejtë. Atëherë lë të flasim zëshëm për solidaritetin tonë më refugjatët nga do që vijnë. 
 
FILJANA KOKA