Maqedoni
Makraduli: Këtë vit më pak ditë me ndotje të ajrit
22.12.2019 18:04
Ndotja nuk zgjidhet me populizëm dhe mos dijë por me masa konkrete duke u ballafaquar me burimet e ndotjes....

Kështu është shprehur zëvendës ministri i Ekologjisë Jani Makraduli me çrast tregoi krahasimet dhe faktet mbi ndotjen e ajrit në vend, me të cilat sipas tij kemi përmirësim të konsiderueshëm të cilësisë së ajrit. Ai tha se lufta për një ambient të shëndoshë dhe të pastër është process që kërkon aksion të koordiinuar dhe integruar nga të gjithë në shoqëri. Në suza të planit për ajër të pastër është edhe ndryshimi i mënyrës së nxehjes që po zbatohet dhe do të vazhdojë në çerdhe dhe shkolla.
"Është fakt se këtë vit kemi ulje konsiderueshme të numrit të ditëve me tejkalimin e grimcave PM 10. Nëse këto numra të grimcave janë mjaftueshëm të ulta, them jo, por trendi I zvogëlimit është i dukshëm. Dikush do të thirret në motin dhe ndryshimet klimatike por është fakt se zvogëlimi I këtyre grimcave është rezultat I aksionit të përgjithshëm. Është rezultat i rritjes së vetëdijës tek qytetarët, posaqërisht të rinjët që shfrytëzojnë paisje që nuk ndotin ,ndajnë mbeturina, por edhe ka shëmbuj ku i bindin prindërit e tyre të mos nxehen me dru. Jemi dëshmitarë të inspekcioneve me të rrepta nga ana e institucioneve kompetente".- tha zëvendës ministri i Ekologjisë Jani Makraduli.
Danev, iniciativë me masa kundër ajrit të ndotur
Ndërkohë opozita ka parashtruar iniciativë në Kuvend me masa kundër ajrit të ndotur. Ata kërkojë nga Kryeparlamentari Xhaferi që në mënyrë urgjente të vëje iniciativën në rend të parë të ditës.
"Bëjmë thirrje Zotëri Talat Xhaferit që këtë pikë ta propozojë sit ë parën në rend dite në senacën e nesërme. Deri më tani kemi paraqitur disa iniciativa dhe as një prej tyre dhe asnjëra nuk është vënë si pik e parë në seancat plenare të Kuvendit andaj vlerësoj se përshkak të situatës alaramante kjo pikë do të jetë në rend të parë ne sencën plenare nesër. Për këtë Talat Xhaferi është i obliguar sipas rregullores së Kuvendit edhe atë sipas nenit 69 alinea 3."- tha Dragan Danev nga VMRO-DPMNE.
Nga VMRO-DPMNE- theksojë se gjendja me ajrin e ndotur nuk është më e mirë as në qytetin e Manastirit, Strumicës, Tetovës, Kumanovës, Kërçovës dhe Kavadarit.
FLORIJE BELULI KAMERI
