Botë
Moti i keq kaplon evropën, regjistrohen të paktën 10 të vdekur
22.12.2019 18:54
10 viktima janë shënuar si pasojë e motit të keq që ka përfshirë Europën....

Stuhitë kanë shkaktuar përmbytjen e shinave si dhe anulimin e shumë fluturimeve në Itali, Spanjë, Portugali dhe Francë.
Një 32 vjeçare koreano jugore humbi jetën pasi u godit nga një pemë e rërzuar si pasojë e motit të keq në qendër të Madridit. Ndërsa një burrë humbi jetën mbrëmjen e së shtunës pasi automjeti i tij u mor nga rrejdha e ujit pranë një lumi në jug të Granadës.
Në Portugali u shënua viktimë një 68 vjeçare. Stuhia Elsa shkaktoi daljen nga shtrati të lumenjve, rrëzoi shtyllat e tensionit si dhe ndërpreu linjat hekurudhore dhe ajrore në rajon. 6 viktima janë shënuar në Spanjë, 2 në Portugali dhe 2 në Itali, ku moti i keq ka bllokuar shërbimet hekurudhore mes kryeqytetit të Lisbonës dhe Portos si pasojë e përmbytjeve të shinave.
Tashmë në një kategori më të ulët stuhia Elsa është zhvendosur në Britaninë e Madhe, por nga ana tjetër stuhia Fabien me erën që arrin një shpejtësi prej 170 kilometrash në orë ka përfshirë veri perëndimin e Spanjës duke detyruar autoritetet të anulojnë 14 fluturime. Rreth 100 000 shtëpi mbetën pa energji elektrike në Francë, kryesisht në rajonin jugperëndimor të Nouvelle Aquitaine, pas kalimit të stuhisë ”Fabien”.
