Maqedoni
Presidenca, mblidhet Këshilli Kombëtar i Sigurisë
23.12.2019 10:32
Në Kabinetin e presidentit, Stevo Pendarovski, sot do të mbahet seanca e dytë e Këshillit të Sigurimit....

Nga kabineti i Pendarovskit, kumtuan se në pjesën e parë të seancës, pritet të diskutohen çështjet aktuale në lidhje me sigurinë dhe mbrojtjen. Përveç anëtarëve të këshillit, do të marrin pjesë edhe Viktor Dimovski - drejtor i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Erold Musliu - drejtor i Agjencisë së Inteligjencës, Zoran Angellovski - drejtor i Agjencisë Operuese-teknike dhe gjeneral-nënkolonel Vasko Gjurçinovski - shef i Shtatmadhorisë së Armatës.
Nga Kabineti i presidentit informojnë se pjesa e dytë e seancës do t’i kushtohet problemit të ndotjes së ajrit. Në debat do të marrin pjesë edhe tre përfaqësues të Nismave dhe Organizatave të bashkuara qytetare, të cilët në periudhën e fundit u takuan me presidentin Pendarovski, për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe përmes një letre kanë bërë propozime dhe nisma për të kapërcyer ndotjen nga zjarret dhe zjarre në sipërfaqe të hapura,si dhe në deponitë.
