Botë
Grupet ekstremiste në rritje, ISIS po forcohet përsëri
23.12.2019 11:00
Dy vjet pasi humbi territorin e fundit në Irak, Shteti Islamik duket se po ri-organizohet....

Zyrtarët e inteligjencës kurde dhe perëndimorët i kanë thënë BBC-së se prania e ISIS-it në Irak është një kryengritje e sofistikuar dhe sulmet e ISIS-it janë në rritje.
Sipas zyrtarit të lartë kundër-terrorizmit kurd, Lahur Talabany, militantët janë më të aftë dhe më të rrezikshëm se al-Kaeda. Militantët po përfitojnë gjithashtu nga marrëdhëniet e tensionuara midis Bagdadit dhe qeverisë rajonale të Kurdistanit, pas një referendumi të pavarësisë kurde në 2017.
