Kulturë
Arilena Ara, përfaqëson Shqipërinë në “Eurovizion”
23.12.2019 11:29
U mbajt mbrëmë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë nata finale e “Festivalit të Këngës"...

U mbajt mbrëmë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë nata finale e “Festivalit të Këngës”, një natë plot emocione dhe surpriza. Pas performancave të 12 artistëve dhe performancave të artistëve me famë botërore, si Eleni Foureira dhe Giusy Ferreri, në fund u shpall fituesi. Juria shpalli fituese Arilena Aran me këngën “Shaj", e cila do të na përfaqësojë në “Eurovision 2020”. Vendin e dytë e fitoi Elvana Gjata me këngën "Me tana", ndërsa vendin e tretë, Sara Bajraktari, me këngën "Ajër".
"Unë nuk këndoj për trofe, nuk bëj muzikë për të fituar çmime, bëj muzike sepse i kam dedikuar jetën time që 14 vjeç. Këndoj për të tjerët, këndoj tekstet që i janë dedikuar njerëzve të tjerë. Kësaj here bashkë me Lindon Berishën shkruam një këngë që ia dedikova vetes. Me këtë këngë kam vuajtur, kam qarë, kam qeshur, jam trembur, jam frikësuar, jam ndjerë në ankth. Jam e emocionuar sepse sot për herë të parë kam mamin në sallë, faleminderit kolegët që më kanë mbështetur, faleminderit bashkëpunëtorëve. Dua të falënderoj njeriun tim (babanë) për gjithçka, faleminderit që më ke rritur, jam krenare që jam fëmija yt. Kjo kupë është për ju, përulem para jush",- u shpreh Arilena.
