Maqedoni

Shfuqizohet aktgjykimi për “Titanik 2”, Gjykata e Apelit kthen rastin për rigjykim

23.12.2019 15:00

Gjykata e Apelit rrëzoi aktgjykimin për ish-shefin e policisë sekrete, Sasho Mijalkov, kryetarin e PDSh-së...

Gjykata e Apelit rrëzoi aktgjykimin për ish-shefin e policisë sekrete, Sasho Mijalkov, kryetarin e PDSh-së, Menduh Thaçi, si dhe ish-anëtarë të KShZ-së për rastin “Titanik 2”. Rasti do të kthehet në rigjykim, pasi janë konstatuar shkelje gjatë procedurës. Por, gjykata ende nuk ka zyrtarizuar vendimin.
 
Gjykata Penale e Shkupit në mars të këtij viti, dënoi Mijallkovin, ish drejtorin e DBK-së me tre vjet burg. Kreu i PDSh-së, Menduh Thaçi, u dënua me tre vjet e dy muaj burg, anëtari i KShZ-së, Bedredin Ibrahimi, u dënua me katër vjet e gjashtë muaj, ndërsa anëtarët e tjerë të KShZ-së, Vllatko Sajkovski, Sasho Srcev dhe Aneta Stefanovska, u dënuan me tre vite burg.