Botë
Atentat ndaj ministrit irakian të pushtetit lokal
26.09.2014 14:37
Ministri i Pushtetit Lokal i Irakut, Abdul-Karim Younis al-Ansari, i ka shpëtuar sot një tentimi për atentat ndaj tij në Bagdatin Jugor..

Al-Ansari ishe në vizitë në rajonin Mahmoudiah, kur ndodhi sulmi. Makina bombë shpërtheu vetëm pak çaste pas kalimit eksportues të ministrit.
Ministri komentoi atentatin si një sulm terrorist. Terroristët, sipas tij, nuk kursejnë askënd, pa marrë parasysh nëse të sulmuarit janë zyrtarë apo qytetarë të thjeshtë.
Në rajonin e Mahmudias janë shtuar së fundmi aktet e dhunës në një kohë që rreth kësaj zone vazhdojnë luftimet mes militantëve dhe forcave të sigurisë.
