Maqedoni

Konsultime gjatë krijimit të politikave, azhurnohet Regjistri Qendror i rregullativave

23.12.2019 16:33

Regjistri Qendror i rregullativave ENER është azhurnuar dhe përmes tij bëhen konsultime me qytetarët, OJQ-të...

Regjistri Qendror i rregullativave ENER është azhurnuar dhe përmes tij bëhen konsultime me qytetarët, OJQ-të, sektorin e biznesit dhe jo vetëm për propozim-ligjet, siç ka qenë praktikë deri më tani, ndryshimet që janë bërë tani u mundësojnë qytetarëve në kontinuitet të marrin pjesë në procesin e krijimit të politikave dhe në këtë mënyrë, sipas tij, do të rritet edhe transparenca e institucioneve ndaj qytetarëve.
 
“Apeloj deri te të gjitha institucionet që shfrytëzojnë Regjistrin Qendror në mënyrë të rregullt, t’i azhurnojnë risitë në sferën e tyre që të jenë sa më transparentë për opinionin dhe qytetarët që dëshirojnë të kyçen. Në këtë mënyrë do të rritet transparenca e institucioneve të sistemit dhe njëkohësisht do të nxiten diskutime, propozime dhe përmbajtje të cilat do të mund të ndikojnë në krijimin e politikave.”,- tha ministri i Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski.
 
“Regjistri Qendror i rregullativave tani mundëson edhe dorëzim elektronik të iniciativave. Kjo do t’u mundësojë qytetarëve në formë elektronike të dorëzojnë nisma për ligje apo propozime të përgjithshme deri te ministritë. Po ashtu mundësohen edhe on-line diskutime të rëndësishme si për ministritë, po ashtu edhe për qytetarët në procesin e krijimit të politikave.”,- deklaroi Gordana Gapiç Dimitrovska nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë.
 
Sistemi i azhurnuar është i lidhur edhe me mediat sociale dhe do mundësojë shpërndarjen e përmbajtjes së dokumenteve, iniciativave të qytetarëve edhe në kuadër të rrjeteve sociale.
 
REJHANE BUSHI METAJ