Federata Kombëtare e Fermerëve ankohet për gjendjen e vështirë në bujqësi
Standardi i jetesës së fermerëve në vend po përkeqësohet....

Standardi i jetesës së fermerëve në vend po përkeqësohet edhe më tej për shkak se çmimet e prodhimeve bujqësore po rriten, kurse blerjet po bien, konkurrencës jolojale, mungesës së prodhimeve me kontratë dhe mungesës së teknologjive të reja, thonë nga Federata e Fermerëve.
“Më të rrezikuara janë disa kultura të caktuara, gruri si drithi më i rëndësishme i përhapur kudo, rrushi dhe domatet si kultura më tipike në rajonin tonë, jonxha dhe molla si frutat më të rëndësishëm për rajonin e Prespës dhe natyrisht shfaqja e sëmundjeve të reja të kafshëve në të gjithë vendin. Theks i madh duhet të vendoset në rindërtimin dhe modernizimin e rrjeteve të furnizimit me ujë në të gjithë vendin tonë, sepse këtë vit të thatë që kaloi dhe problemet që kemi pasur kanë kontribuar në uljen e rendimenteve dhe cilësinë e disa produkteve bujqësore.”,- deklaroi kryetarja e Federatës Kombëtare të Fermerëve, Vaska Mojsovska.
“Ne kërkojmë që të respektohet Ligji për Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Ja p.sh. si gruri, është një produkt strategjik dhe për këtë produkt shteti duhet të sjellë çmim minimal të mbrojtjes dhe në të njëjtën kohë duhet thënë se sa mua më kushton një kilogram grurë, sipas rregullores ligjore duhet të marrë plus 25 për qind, kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëherë.”,- tha Memet Sinani nga Federata e Fermerëve.
Nga Federata theksojnë se derisa nuk ndryshon lakmia e ndërmarrjeve të mëdha blerëse, bujqësia në vend do të ngecë. Sipas tyre, importi i produkteve nga jashtë po rritet më shpejt sesa eksporti, që do të thotë se ekziston rreziku që bujqësia në vend së shpejti të shuhet. Në vend ka rreth 180 mijë familje që mbijetojnë nga prodhimet bujqësore, të cilat prodhojnë 12% të BPV-së. (Sedat Selimi, TVM2)
