Maqedoni

Përdorimi i masave të veçanta hetimore, PP: Janë përdorur në mënyrë strikte në 2018. VMRO-DPMNE: Jeni vonë me raportin, presim raport për 2019-n

23.12.2019 17:18

Prokuroria Publike është strikte në kërkesat për zbatimin e masave të veçanta hetimore...

Prokuroria Publike është strikte në kërkesat për zbatimin e masave të veçanta hetimore, sepse masat e tilla paraqesin shkelje të rëndë të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, theksoi prokurori Llazarevski, i cili në mungesë të kryeprokurorit publik, e prezantoi raportin e vitit 2018 në Komisionin për mbikëqyrje të masave për ndjekje të komunikimeve.
 
Megjithatë, sipas tij, nevojitet zbatimi i tyre në raste ku nuk mund të arrihet në mënyra tjera deri te dëshmitë e nevojshme. 
 
“Këto masa hetimore janë zbatuar në mënyrë strikte. Kanë dhënë rezultate dhe suksese. Sigurisht se edhe implementimi i këtyre masave në periudhën e ardhshme është e nevojshme dhe e dëshirueshme.”,- tha prokurori publik, Bodan Llazarevski.
 
Nga VMRO-DPMNE kishin vërejtje për vonesën e prezantimit të këtij raporti. Sipas deputetit, Ilioski, nevojitet prezantimi i raportit të vitit 2019, e jo i vitit paraprak. 
 
“Edhe përskaj të asaj që në ligj nuk përmendet se kur duhet të jepni raportin, ashtu që në atë pjesë ju jeni të justifikuar. Megjithatë presin që nga viti i ardhshëm raporti për vitin 2019 të prezantohet shumë më herët, e jo pas një viti kur e gjithë puna është kryer.”,- deklaroi Zoran Ilioski nga VMRO-DPMNE.
 
Krahasuar me vitin 2017, prokurori Llazarevski informoi se në vitin 2018 ka pasur rritje të numrit të veprave penale, që ndërlidhen me ndjekje të komunikimeve. 
 
ERSAN PAJAZITI