Botë

Militantët e ISIS-it hedhin në erë xhaminë në Tikrit

26.09.2014 14:45

Sulmet gjatë natës së kaluar nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, i kanë goditur bazat e grupit militant të Shtetit Islamik...

Sulmet gjatë natës së kaluar nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, i kanë goditur bazat e grupit militant të Shtetit Islamik dhe kapacitetet e naftës në dy provinca në Siri, që janë nën kontrollin e këtij grupi militant.

Kjo ishte nata e katërt e bombardimeve nga ana e koalicionit. Observatori sirian për të drejtat e njeriut thotë se nga sulmet ajrore deri tash janë vrarë së paku 140 militantë dhe 13 civilë.

Por edhe ISIS nuk ka ndenjur duarlidhur. Një makinë bombë ne Tikrit ka hedhur në erë xhaminë e njohur “Arbain Shrine”, në të cilën besohet se janë të varrosura mbetjet e 40 ndjekësve të profetit Muhamed, të sjella këtu gjatë kohës kur vendi drejtohej nga Omar Ibn al-Khattab në shekullin e 17-të.

Militantët shkatërruar gjithashtu edhe kishën aziriane në afërsi, por kursyen një mauzople ku gjenden mbetjet mortore të ish-diktatorit Husein, që sipas vendasve, është varrosur në ndërtesën 100 metra larg xhamisë.