Maqedoni
Boki 13 te Ruskoska, PNKOK kërkon përgjigje për rastin “Zhvatja 2”
23.12.2019 18:26
I akuzuari i parë në rastin “Zhvatja”, Bojan Jovanovski, dhe njëherit i dyshuari edhe për veprimet dhe aktivitetet...

I akuzuari i parë në rastin “Zhvatja”, Bojan Jovanovski, dhe njëherit i dyshuari edhe për veprimet dhe aktivitetet e ndërmarra në “Aleancën Ndërkombëtare”, sërish dha dëshmi para prokurores, Villma Ruskovska.
Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion kërkon përgjigje konkretisht për lidhshmërinë dhe veprimet e Jovanovskit në të kaluarën në “Aleancën Ndërkombëtare”, rast ky i njohur në opinion si “Zhvatje 2”.
Sipas tempos së zhvillimit të procedurës hetimore, e cila është në përfundim e sipër, pritjet janë që deri në janar të vitit të ardhshëm prokuroria të ngre aktakuzë.
Për rastin në fjalë dyshohen edhe Jasna Mandiç, Mile Jovanovski, Kristina Bllazhevska dhe Frosina Remenski.
Të premten për të njëjtin rast dëshmoi edhe babai i Boki 13, Mile Jovanovski.
REXHEP QAMILI
