Maqedoni
Koalicionet parazgjedhore, Zaev: Është ende herët, do t’i shqyrtojmë
23.12.2019 18:50
Kryeministri teknik si dhe koalicioni i mëtejmë me BDI-në, do të shqyrtohen në mbledhjen e Komitetit Qendror dhe Ekzekutiv të LSDM-së...

Kryeministri teknik si dhe koalicioni i mëtejmë me BDI-në, do të shqyrtohen në mbledhjen e Komitetit Qendror dhe Ekzekutiv të LSDM-së, informoi kryeministri, Zoran Zaev.
Sipas tij, organet e partisë do të shqyrtojnë nëse gjatë Qeverisë teknike ndryshon diçka në raport me partnerin e koalicionit. Sa i përket koalicioneve të mundshme parazgjedhore me partitë shqiptare, Zaev vlerëson se akoma është herët për të vendosur për një gjë të tillë.
“Marrëveshje koalicioni për paraqitje të përbashkët të cilido karakter nuk besoj se do të bëhen para mesit të muajit shkurt, pasi që vetë listat e kandidatëve dorëzohen deri më 12 mars. Duke pasur parasysh këto afate, ne do të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë tona që kemi në dispozicion se si më mirë të pozicionohemi para qytetarëve në prag të zgjedhjeve parlamentare. Në mbledhjet e tilla do të shqyrtojmë marrëdhëniet me të gjithë.”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
