Botë

SHBA: Mjegulla shkaktoi përplasje zinxhirore midis 63 automjeteve, 35 të lënduar në aksident

23.12.2019 21:47

Për shkak të mjegullës së rëndë dhe ngricës në autostradën në pjesën lindore të Virxhinisë...

Për shkak të mjegullës së rëndë dhe ngricës në autostradën në pjesën lindore të Virxhinisë, ndodhi një përplasje zinxhirore që i përfshiu 63 automjete ndërsa 35 njerëz u lënduan lehtë.
 
Për shkak të përplasjes, e cila ndodhi në orët e hershme të mëngjesit, rreth 80 kilometra në lindje të Riçmondit, autostrada ishte mbyllur në të dyja drejtimet.
 
Siç transmeton portali nbcnews, aksidenti ka ndodhur pak para orës tetë, sipas kohës lokale.
 
Disa njerëz thuhet se kanë pësuar lëndime të vogla, ndërsa disa janë në rrezik për jetën.
 
Zëdhënësi i Qendrës Mjekësore Rajonale në Tuiter, njoftoi se ata në përkujdes mjekësor i kishin 25 persona të lënduar, njëri prej të cilëve ishte në gjendje kritike.
 
Policia gjithashtu publikoi një fotografi nga aksidenti, që vërehen edhe automjete të përmbysura dhe të shkatërruara.
 
Autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve të jenë të kujdesshëm në drejtimin e automjeteve, veçanërisht në ura, për shkak të ngricës dhe mjegullës./mia