Maqedoni

Presidenca, mblidhet Këshilli Kombëtar i Sigurisë

23.12.2019 21:16

Mbrojtja mjesdit nuk është çështje që mund të zgjidhet për një periudhë të caktuar por kërkon qasje...

Mbrojtja mjesdit nuk është çështje që mund të zgjidhet për një periudhë të caktuar por kërkon qasje sistematike tha presidenti i vendit Stevo Pendarovski i cili në mbledhjen e dytë të Këshillit të Sigurimit ka ftuar edhe eko-aktivistët që të përballin argumentet e me përfaqësuesit e organeve gjegjëse për zgjdhjen e ndotjes në vend.  
 
"Problemet në pjesën e mbrotjes së mjedisit jetësorë duhet të trajtohen shumë më mirë dhe sistematikisht. Askush nuk mund t'i zgjidhë ato me një mandat. Është e rëndësishme se për herë të parë  në Këshillin e Sigurimit thirren  organizatat joqeveritare dhe shtrohet çështja e sigurisë së mjedisit. Idea ime për të ftuar OJQ aktive në këtë fushë ishte të ballafaqoja argumentet e tyre me autoritetet mjedisore të shtetit", tha Stevo Pendarovki, president i RMV-së.
 
Eko-aktivistët kërkuan qëse me urgjencë të ndërpritet ipmorti i mbeturinave, të shqyrtohen elaboratet për ndërtimin e mini-hidrocentraleve, inspektorët e mjedist të shoqërohen me policë dhe të zbatohet kontroll më i madh i ndërtimeve pa leje. Megjithë se janë skeptikë ata presin që zgjidhjet për këtë problematikë të jenë në nivel të lartë ashtu siç është trajtuar sonte.
 
"Të gjithë e dijmë se çështja e mbrojtjes së mjedisit nuk është çështje që trajtohet në periudhë të shkurtër kohore. Për fat të keq të gjitha institucionet gjegjëse deri më tani që nga pavarësimi nuk e panë të udhës se ky është problem duhet të zgjidhet në dekada, për këtë qëllim është edhe mosdurimi te ne dhe qytetarët. U pajtuam se nga kjo do të nxjerrim një mësim, nëse mbledhje ishte në nivelin më të lartë shtetërorë, presim që zgjidhjet të jenë do të jenë në nivel më të lartë, edhe pse jemi skeptikë se do të kemi qasje të menjëhershme të problemeve", tha Dushko Grujovski, eko-aktivist.
 
Në mbledhjen e këshillit të Sigurimit është diskutuar edhe për çështjet aktuale në lidhje me sigurinë dhe mbrojtjes, ndërsa të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e organeve të sigurisë së vendit.
 
NAIM RAMADANI