Ivo Vajgl, raportues i ri në PE për Maqedoninë
Evrodeputeti slloven, Ivo Vajgl, është raportuesi i ri i Parlamentit Evropian për Maqedoninë...

Ai vjen në këtë detyrë në vend të eurodeputetit, Richard Hovitt. Vajgl, është anëtar i partisë evropiane “Liberale” dhe tashmë ka mandatin e dytë të deputetit në Parlamentin Evropian.
Vajgl, është një diplomat karriere, ai ka qenë ministër i Jashtëm i Sllovenisë në vitin 2004 dhe më pas edhe këshilltar për politikë të jashtme në kabinetin e ish-presidentit, Janez Drnoshek, deri në vitin 2007.
Në zgjedhjet e këtij viti, për Parlamentin Evropian ai ka kandiduar si kandidat i pavarur pas mospajtimeve me politikat e partisë së tij të njohura për qasjen euroskeptike, qasje kjo që i pamundësoi partisë të jetë pjesë e Parlamentit Slloven.
Edhe eurodeputeti tjetër slloven, Alojz Peterle, do të jetë kryesues i Komitetit të përzier Parlamentar midis Parlamentit Evropian dhe atij të Maqedonisë.
