Maqedoni
Gjykimi për rastin “TNT”, Trajkovski edhe sot nuk u paraqit në Gjykatë
24.12.2019 11:02
Toni Trajkovski, i akuzuar për rastin “TNT”, as sot nuk u paraqit në Gjykatë....

Jovica Strashkovski, avokat i Toni Trajkovskit, informoi se klienti i tij mbrëmë sërish është hospitalizuar në Qendrën Urgjente, ndërsa sot në mëngjes në Klinikën për Neurokirurgji. Ai para gazetarëve prezantoi dokumentacionin e djeshëm mjekësor ndërsa premtoi se do ta sjellë edhe atë të sotmin. Strashkovski theksoi se klienti i tij rëndë flet dhe nuk është i orientuar.
Në ndërkohë prokurori Burim Rustemi, ka kërkuar ndarjen e procedurës për Toni Trajkovskin dhe katër të akuzuarve, anëtarë të Komisionit për Furnizime Publike në rastin “TNT”. Sipas tij, për të akuzuarit e tjerë ky rast duhet të vazhdojë.
