Botë

Rekordi i të ftohtit, minus 53.2 gradë, temperatura u shënua në verilindje të Kinës

24.12.2019 13:34

Minus 53.2 gradë Celsius, aq sa tregon ky pozicionim i banorëve të kësaj qyteze kineze

Minus 53.2 gradë Celsius, aq sa tregon ky pozicionim i banorëve të kësaj qyteze kineze është temperatura më e ftohtë e shënuar për këtë vit në Kinë.
 
Temperatura u regjistrua në Huzhong, në verilindje të vendit. Por akulli dhe acari nuk i kanë penguar banorët të festojnë.
 
Mijëra persona morën pjesë në festimet e përvitshme të solsticit dimëror, që në këtë zonë është një festë tradicionale. Mënyra e të festuarit është me hedhje uji  të nxehtë ndaj njëri – tjetrit, që menjëherë shndërrohet në kristale akulli sapo hidhet në ajër.
 
Huzhongu bën pjesë në vendet më të ftohta të globit, ku çdo vit regjistrohen temperatura ekstremisht të ftohta.