Maqedoni

Gjykatësit do të mësojnë nga dokumentet ndërkombëtare

26.09.2014 15:14

Sot është promovuar vëllimi i tretë i botimeve “Dokumentet ndërkombëtare për gjyqësi të pavarur dhe efikase” në Akademinë për Gjykatë dhe Prokurë “Pavel Shatev”...

Publikimi përmban mendimet e 13-16 të Këshillit Konsultues të Gjykatësve Evropianë me dokumente referente dhe praktikë të selektuar gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dedikuar marrëdhënieve midis gjykatësve dhe avokatëve. 
 
Drejtoresha e Akademisë për Gjykatë dhe Prokurorë Publik, Aneta Arnaudovska, theksoi se këto dokumente janë të rëndësishme për Maqedoninë,  sepse paraqesin burim të përvojave komparative të të gjitha vendeve anëtare të Këshillit të Evropës.
 
“Nuk ekziston asnjë reformë e sistemit të jurispodencës gjatë përgatitjes së ndryshimeve ligjore të ligjeve sistemore në jurispodencë, nuk thirret drejtpërsëdrejti në mendimet e Këshillit Konsultues të Gjykatësve Evropianë të orientuara drejt përforcimit të mëtutjeshëm të pavarësisë dhe efikasitetit të gjyqësisë”- deklaroi drejtoresha e Akademisë për Gjykatë dhe Prokurorë Publik, Aneta Arnaudovska.
 
Kryetari i Këshillit Konsultues të Gjykatësve Evropianë, Bart Van Lierop, gjykatës në Gjyqin e Apelit në Hagë, tha se mendimet i përmbajnë parimet themelore të jurispodencës dhe kanë të bëjnë me veprimet e gjykatësve nga 47 vende anëtare të Këshillit të Evropës, siç janë marrëdhëniet midis gjykatësve dhe avokatëve, roli i këshillave për gjyqësi dhe evoluimi vjetor i gjyqësisë.
 
“Me rëndësi të madhe është se këto mendime janë përkthyer në maqedonisht, sepse në këtë mënyre gjykatësit, avokatët dhe pjesëtarët tjerë të sistemit të jurispodencës në Maqedoni do të mund në tërësi t’i shfrytëzojnë mendimet e këtilla”- tha kryetari i Këshillit Konsultues të Gjykatësve Evropianë, Bart Van Lierop.
 
“Publikimi do të ndihmojë në përmirësimin e praktikës gjyqësore, sepse paraqet mundësi të mirë që të mësohet nga përvojat e Gjyqit Evropian për të Drejtat e Njeriut”- u shpreh shefi i misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Ralf Breth.
 
Vëllimi i tretë i publikimit është përgatitur në bashkëpunim dhe me mbështetje financiare të misionit të OSBE-së në Shkup.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI