Zaev: Apeli të japë sqarim, pse shfuqizoi dënimet për Mijallkovin dhe Thaçin?
Kryeministri Zaev pret sqarim të hollësishëm nga Gjykata e Apelit për shfuqizimin e aktvendimit...

Kryeministri Zaev pret sqarim të hollësishëm nga Gjykata e Apelit për shfuqizimin e aktvendimit me burg për Sasho Mijallkovin dhe Menduh Thaçit, të akuzuar në rastin “Titanik 2”, që ka të bëjë me votimin e dakorduar në KShZ për prishjen e zgjedhjeve në disa vendvotime në zgjedhjet lokale të vitit 2013.
Besoj që Apeli do të japë sqarim për vendimin, përse e kthejnë lëndën në rigjykim në Gjykatën Penale. Dua të di, sidomos unë, sepse jam kandidati i atëhershëm për kryetar i Strumicës dhe për lëndë nga viti 2013, ku isha kandidat dhe duhej të vrapojmë për raundin e dytë dhe të tretë, për shkak të këtyre vendimeve që u morën. Dua të di si person, si kandidat dhe si kryeministër. Më intereson shumë si janë marrë vendimet, ashtu siç u intereson qytetarëve”,- deklaroi kryeministri Zaev.
