Maqedoni

Stojanov: Gëzuar Krishtlindjen! Dashuria dhe mëshira - mesazhi i festës

24.12.2019 19:28

Ipeshkvi i Shkupit dhe ekzarku apostolik, Kiro Stojanov, dërgoi urim me rastin e Krishtlindjeve...

Ipeshkvi i Shkupit dhe ekzarku apostolik, Kiro Stojanov, dërgoi urim me rastin e Krishtlindjeve që festohen nga mesnata nga të gjithë besimtarët katolikë dhe ortodoksët shqiptarë në vend.
 
Në mesazhin e tij mbizotëroi apeli për të parë brenda vetes e të ndihmojmë ata që kanë nevojë. Dashuria e mirësia është porosia e tij në këtë prag Krishtlindjesh.
 
“Të hapim zemrën e të ndihmojmë ata që kanë nevojë”,- ishte porosia e ipeshkvit Stojanov.
 
“Le të jetë kjo botë më e ndritshme, më e ngrohtë dhe më humane me përkushtimin dhe dhuratën tonë të ndërsjellë. Dhe kjo do të realizohet nëse e ndihmojmë njëri-tjetrin, jo sepse e kemi patjetër, por nga dashuria, ashtu si na ndihmoi Zoti me mishërimin e tij. Të gjithë të krishterëve, në vitin që i dërguari i Krishtit na vizitoi në tokë, Shën Atë Papë, ju uroj Gëzuar festën e Lindjes së Krishtit - Krishtlindjet, dhe uroj që të gjithë qytetarët e vendit tonë të dërgojnë gjithnjë e kudo bekimet e Zotit dhe hirin e tij të jashtëzakonshëm të mbushur me gëzim dhe paqe! Krishti lindi!”,- deklaroi ipeshkvi i Shkupit dhe Dioqezës Strumicë – Shkup, Kiro Stojanov.