Maqedoni

Xhaferi u ndau fëmijëve pako për Vitin e Ri

24.12.2019 19:50

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, u ka ndarë pakove për Vitin e Ri...

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, u ka ndarë pakove për Vitin e Ri, me material edukativ dhe pako ushqimore për nxënësit në Shkollën Fillore “Idnina” dhe shkollën “Dr. Zllatan Sremac”, si dhe për fëmijët në “Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve - Reparti i Onkologjisë.

Shoqërimi me Fëmijët nga “Idnina” dhe “Dr. Zllatan Sremac”, të cilët janë të mrekullueshëm në veçantinë e tyre, në mënyrë të pashmangshme nxit buzëqeshje në fytyrën e secilit, ndërsa të jesh me fëmijët trupat e brishtë të të cilëve ballafaqohen me sfida të vështira, rikujton se sa në esencë janë të mëdha dhe të guximshme zemrat e tyre, ndërsa dora e zgjatur, përqafimi i ngrohtë dhe dhënia e shpresës duhet të jetë mënyrë e jetës për të gjithë ne.

“Fëmijë të dashur, ju uroj shëndet të mirë, shumë buzëqeshje të lumtura dhe realizim të dëshirave dhe ëndrrave tuaja. Gëzuar Viti i Ri!”, - thuhet në urimin e kryeparlamentarit Xhaferi që përcillet nga shërbimi për informim i kabinetit të tij!.